Reshjet e borës dhe temperaturat gjatë shkurtit

Dimri u tregua i mëshirshëm deri më tani, por nga sot do të ndryshojnë temperaturat të cilat në fund të shkurtit do të jenë më të ftohta.

Gjatë ditëve të ardhshme parashikohet që temperaturat të shkojnë deri në minus 14 gradë celsius.

Më së ftohti do të jetë të martën dhe të mërkurën, kurse nga e enjtja do të ketë prapë ngritje të temperaturave.

Bashkë me reshjet e borës, gjatë fillimit të javës temperaturat minimale do të sillen nga -5 deri në -15 gradë celsius.