Sami Lushtaku gëzon familjen Mula

Me iniciativën e Sami Lushtakut, familjes Mula do t’i ndërtohet shtëpia e re.
Përmes një postimi në Facebook, Sami Lushtaku ka njoftuar se me iniciativën e tij dhe me përkrahjen e disa bashkatdhetarëve, familjes Mula shumë shpejt do t’i ndërtohet shtëpia e re.

“Kam vizituar familjen 5 anëtarëshe të Fadil Mules nga fshati Vitak i Skenderajt. Kjo familje deri më tani ka jetuar në kushte të vështira të banimit në shtëpi të vjetër njëdhomëshe. Më iniciativën time dhe me përkrahjen edhe të disa bashkatdhetarëve të vullnetit të mirë, shumë shpejt familja Mula do të bëhet me shtëpi të re. E kemi obligim, për aq sa mundemi, t’i ndihmojmë familjet që kanë nevojë sidomos për strehim”! SL