Sevilla dhe Manchester Unitedit u ndanë në paqë

Sevilla dhe Manchester Unitedi  luajten baraz në Ramon Sanchez Pizjuan në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Por, që ky rezultat të ishte kështu një nga më meritorët ishte David de Gea, i cili në minutat shtesë të pjesë së parë me një refleks të paparë ia mohoi golin Luis Murielit.

De Gea me një pritje të klasit botëror ndaj Murielit

Fokusimi kryesor i skuadrës vendase ishte mospranimi i golave dhe përpjekja për ta fituar ndeshjen, ndërkohë që mysafirët tentuan  ta ndëshkojnë kundërshtarin, në mënyrë që në ndeshjen kthyese t’i kenë gjërat më të lehta.

Sa u përket ligave respekitve, andaluzianët mbajnë vendin e pestë në tabelën e La Ligas, ndërsa Djajtë e Kuq pozicionohen në vend të dytë në Ligën Premier.