SHBA prezanton anijen luftarake më të madhe në botë

SHBA ka prezantuar anijen luftarake më te madhe në botë. Ky është një “përbindësh” që ka kushtuar 13 miliardë dollarë USS Gerald R. Ford, e cila ka në bordin e saj teknologjinë më të fundit, një pjesë e së cilës është sekret, shkruan Daily Mail.

Presidenti Amerikan Donald Trump ka deklaruar se kjo aeroplanmbajtëse do të qetësojë aleatët dhe do të bëjë armiqtë të dridhen, sepse tregon qartësisht se kur amerikan mbërrin, vjen me forcë të jashtëzakonshme.

Megjithëse ende nuk është përcaktuar sektori ku mali i hekurt do të shërbejë, ekspertët i kanë drejtuar sytë nga Azia, sidomos tek zonat e tensionit të saj rreth Koresë dhe Veriut, por edhe Rusisë e Kinës.