Shpend Ahmeti me “super lajm” për Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se në këtë parking do të ketë minimum 500 vendparkime.
“Sot, në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime. Falenderoj drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor.
Në dy javet në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti del në tenderim. Super lajm për Prishtinën” ka thënë Ahmeti.