Shqiptari me vula të falsifikuara në pasaportë, gjobitet dhe kthehet mbrapsht

Policia gjermane e Rosenheimer ka shmangur hyrjen e një personi, i cili ishte pasagjer në autobusin që vinte nga Italia. Ai bile për shkak të parregullsive në pasaportën e tij u gjobit me 800 euro, shkruan presseportal.de.
“42 vjeçari kishte pasaportë të rregullt të Shqipërisë, megjithatë në brendi të saj kishte dy vula (viza) tërësisht të falsifikuara greke. Ai këtë e ka bërë që të qëndronte më shumë se 90 ditë në hapësirat e zonës Shengen”, përcjell albinfo.ch.
Përveç gjobës, shqiptarit iu evitua hyrja në Gjermani dhe u kthye mbrapsht.