Shtetasi nga Kosova tentoi t’iu ikte policisë austriake

Një shtetas nga Kosova (42 vjeçar) tentoi disa herë t’iu ikte policisë së qarkullimit rrugor të Austrisë dhe pas disa tentativash, ai u ndalua , shkruan “krone.at”.

Ngjarja ka ndodhur të enjten mbrëma, rreth orës 20.00, kur 42 vjeçari voziste në autostradën A1 në drejtim të Vjenës. Ai tentoi disa herë tii arratiset policisë, duke mos ju bindur urdhrit policor për ndalesë. Edhe në një rast kur ndaloi, ai sapo pa që i afrohej policia, tentoi të largohet duke e vozitur mbrapsht veturën – por pa sukses.
Policia e arrestoi dhe ndaj ti rëndonte akuza e qëndrimit ilegal në Austri. Kjo kishte qenë arsyeja që ai kurrsesi nuk dëshironte të kontrollohej, përcjell albinfo.ch.
Pas arrestimit, 42 vjeçari është dërguar në Komisariatin policor në Linz. Prokuroria po merret me hetimet e tij.

Lini një Përgjigje