Skandaloze: I moshuari në gjendje të rëndë, injorohet nga emergjenca në Prishtinë (Video)

Derisa mjekët kërkojnë rritje page, pacientët janë ata që vuajnë pasoja. Një rast i tillë ka ndodhur në Emergjencë, teksa një qytetar ka xhiruar një të moshuar i cili rënkon nga dhimbjet, por që asnjë nga mjekët nuk i ofron tretman.
“Prej 10 është njeri, në Emergjencë, shikoni si hjek prej 10 të natës, veç e kanë qit edhe e kanë lënë kështu. E lëkund kryet duke luftuar me shpirt”, thotë pos tjerash qytetari.
E gjithë kjo ngjarje sipas qytetarit që ka publikuar këtë video, ka ndodhur mbrëm nga ora 22:00 deri në orët e mëngjesit.
Ai për Insajderin ka thënë se vetëm në mëngjes dikush nga stafi mjekësor e ka dërguar në një spital tjetër.