Sot mësohen kundërshtarët e shqiptarëve

Sot në ora 12:00 në Lozanë të Zvicrës hidhet shorti i Ligës së Kombeve, ku Kosova dhe Shqipëria do të mësojnë kundërshtarët me të cilët do të përballen.

Kosova bën pjesë në Ligën D, ndërsa kundërshtarët e mundshëm mund të jenë: Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Kazakistani, Moldova, Lichtensteini dhe Malta.

Shqipëria bënë pjesë, e cila mund t’i ketë këta kundërshtarë: Hungaria, Rumunia, Skocia, Sllovenia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.