Të jesh i suksesshëm do të thotë të zgjohesh herët apo është thjesht një mit?

Vazhdimisht kemi dëgjuar se të zgjohesh herët na bën të jemi më produktivë, dhe se kështu veprojnë të gjithë njerëzit e suksesshëm. Madje nëse zgjohemi herët do të jemi më të shëndetshëm dhe produktiv. Por, pavarësisht përmbytjes së tregimeve të tilla, zgjimi herët nuk mund të zgjidhë gjithmonë problemet e menaxhimit të kohës. Për disa, mund të jetë edhe kundërproduktive.
Nëse zgjimi herët nuk vjen natyrshëm, është një strategji që mund të provoni. Ekspozimi ndaj dritës sa më shpejt që të jetë e mundur mund të ndihmojë në nxitjen e metabolizmit dhe temperaturës së trupit duke berë të mundur që gjumi t’ju dalë sa më shpejt.
Por ja vlen të theksojmë se zgjimi herët nuk përkthehet domosdoshmërisht në sukses të menjëhershëm në zyrë. Në fakt, në varësi të personit, kjo situatë mund të përfundojë me një efekt negativ, sepse është shumë e rëdësishme që çdo individ të plotësojë orarin e tij të gjumit.
Sakrifikimi i gjumit do të thotë që ju mund të goditeni nga efektet negative si, përqendrim i dobët, shtim të mundshëm në peshë, ankth, rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe presion të lartë të gjakut apo depresion. Pra, nëse zgjimi herët nënkupton reduktimin e gjumit, mos e bëni.
Por sipas studiuesve çfarë duhet të bëjmë?
Është e rëdësishme të kuptojnë se çfarë funksionon më mirë për ne dhe cili është orari gjatë ditës që ne jemi më shumë produktiv, dhe kjo nuk nënkupton që duhet të jetë domosdosshmërisht mëngjesi por për individë të caktuar mund të jetë dhe pasditja apo darka e vonë. Gjithashtu duhet ti kushtojni vëmendje kohës kur ndjeheni më të lodhur duke e ndërprerë aty aktivitetin që po kryeni pasi nuk do jë jetë më produktiv por përkundrazi do ju stresojë.
Ndërsa kur është fjala për punën, ekspertët sugjerojnë një metodë që përmbledh zakonet e të gjithëve për të nxjerrë më të mirën tek punonjësit. Susan Stehlik, drejtoreshë e programit të komunikimit menaxhues të Universitetit të Nju Jorkut, sugjeron se zyrat dhe ekipet duhet të përdorin një teknikë të quajtur “hetimi mirënjohës”.
Kjo do të thotë se ekipi shkruan nevojat, oraret dhe preferencat e tyre individuale rreth orarit të punës duke u përshtatur dhe me ekipin e punës në mënyrë që secili prejt tyre të japë më të mirën gjatë kohës që është në punë.
Dhe mbi të gjitha, nësë e detyroni veten të zgjoheni herët sepse kjo është ajo që bën idhulli juaj i biznesit, duhet të kuptoni që kjo nuk është mënyra më e mençur apo më e shëndetshme për të filluar ditën.