Telekomi në prag të falimentimit, Qeveria nuk do ta paguajë borxhin e saj 60 milionësh

Telekomi i Kosovës është në krizë të thellë financiare dhe rrezikon të falimentojë pas 12 muajve.
Për krizën financiare të Telekomit, kryesuesja e Bordit të kësaj kompanie publike Besa Shatri-Berisha, ka njoftuar kabinetin qeveritar, raporton KTV.
Ajo tha se humbjet për tre muajt e parë të këtij viti janë 4 milionë euro, si rezultat i rënies së të hyrave dhe rritjes së shpenzimeve.
Derisa Telekomi tash për tash i ka mbi 60 milionë euro borxh.
Kryesuesja e Bordit të Telekomit, ka thënë se janë disa arsye që rrezikojnë falimentimin. Ndër to edhe shlyerja e borxhit prej 26 milionë eurove ndaj kompanisë Z-Mobile.
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura për krizën e Telekomit, Haradinaj ka përjashtuar çdo mundësi që Qeveria t’i paguajë borxhet.
Pasuria neto e ndërmarrjes publike, sipas kryesueses së Bordit të Telekomit, është 34 milionë euro.
Në mbledhjen e Qeverisë, Kabineti qeveritar ka miratuar Planin Aksional për adresimin e problemeve të dala nga Raporti i Progresit për Kosovën.