Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj me këngë për Kosovën (video)

Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, i ka kushtuar një video-projekt Kosovës në 11 vjetorin e Pavarësisë.
Lahaj e ka sjellë të përpunuar këngën e njohur të Vaçe Zelës “Rrjedh në këngë e ligjërimë” duke bërë disa ndryshime edhe në tekst.
Por tenori me prejardhje kosovar që ka shkelur skenat më të mëdha botërore nuk ka lënë pa përmendur edhe temën shumë të përfolur të kufijve.
“Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi ‘ Mos na e prekni kufirin’”, ka shkruar Lahaj në Facebook.
Më poshtë postimi i plotë i Ramë Lahajt:
Të dashur bashkatdhetarë. Ky është video-projekti im i parë që si Ambasador i Kulturës në mbarë botën ia kushtoj Kosovës.
Në këto kohëra të vështira me temat rreth kufinjve dhe shumë të ri që na ikin çdo ditë nga vendi, do të doja që ky të ishte mesazh shprese. Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi ‘ Mos na e prekni kufirin’.
Të duam Kosovë!