Tërheq para nga llogaria e një personi tjetër, arrestohet nga policia!

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, i cili kishte tërhequr para nga llogaria e një personi tjetër.

Këtë e ka bërë të ditur Policia përmes raportit zyrtar, ku  është bërë e ditur që i dyshuari kishte tërhequr 780 euro nga llogaria bankare e viktimës së njëjtë.

Ngjarja kishte ndodhur të shtunën e 6 janarit rreth orës 18. I dyshuari është dëguar në mbajtje.