Thaçi: Të bëhet më shumë për librin, botuesin dhe lexuesin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar sot për shënjimin e Ditës Ndërkombëtare të Librit.
“Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit. Institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin”, ka shkruar sot Presidenti Thaçi në “Facebook”.
Postimi i plotë:
“Dita Ndërkombëtare e Librit na kujton vlerën universale të librit si mjet i patejkalueshëm i shënimit të dijes, shkencës, letërsisë artit dhe komunikimit njerëzor. Kjo ditë, përpos botimit, leximt dhe promovimit të librit, na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit, përkatësisht vlerësimin e integritetit të krijuesve të vlerave diturore dhe shpirtërore. Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit. Institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin”. HTH