Tre gjigantë të Premierligës kërkojnë Hysajn

Chelsea, Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë duke e ndjekur mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn, raportojnë mediat italiane. Sipas  “Sportitalia”, Hysaj ka klauzolë lirimi me Napolin në vlerë 50 milionë euro, e cila vlerësohet të jetë lehtesisht e përballueshme për treshen angleze.
Alfredo Pedulla nga Sportitalia ka shpjeguar se agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Mario Giuffredi, është takuar disa herë me Chelsean, skuadër e cila e konsideron 24-vjeçarin si të përkryer për Premierligë.
Megjithatë, skuadra e Antonio Contes do të përballet me konkurrencë nga Unitedi, që është shumë i interesuar për Hysaj, me të cilin dëshiron ta zëvendësojë Matteo Darmianin në largim.
Ndërkohë, në mesin e të interesuarave është edhe Liverpooli.