Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën do të jetë më keq se ferri

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është koha për të arritur një marrëveshje me Kosovën, por vlerëson se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

Ai i tha agjencisë amerikane “Bloomberg” në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se marrëveshja “do të ishte “më e keq se ferri”.

Sipas Vuçiqit, taksa e Kosovës duhet të revokohet së pari, dhe çdo ujdiduhet të përfshijë lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Bloomberg vlerëson se pas Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, rreth emrit presioni ndërkombëtar po zhvendoset drejt Vuçiqit për të punuar me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për të arritur një marrëveshje, transmeton Klan Kosova.

“Përfundimi i mosmarrëveshjes midis Greqisë dhe vendit që tani quhet Republika e Maqedonisë Veriore ishte më e lehtë,” tha Vuçiq.

Agjencia amerikane e lajmeve raporton se arritja e një marrëveshjeje do të lejonte që të dyja palët të t’i bashkoheshin NATO-s dhe BE-së , të paktën në rastin e Kosovës.

“Vuçiq nuk ka iluzione se do të jetë e lehtë për serbët të pranojnë shkëputjen e krahinës së tyre”, shkruan më tutje kjo media.