Windows 10 me një ndryshim të hënën më 30 Prill

Windows 10 ka pasur dy përditësime të rëndësishme që nga lëshimi i saj disa vite më parë. I fundit, që quhet Windows 10 April 2018 Update, do të jetë i vlefshëm më 30 prill dhe përfshin një sërë risish që janë dizenjuar për të bërë ekranin më efiçent.
Përditësimi kryesor ka të bëjë me Timeline, që ju jep mundësinë të shkoni pas në kohë deri në 30 ditë për të gjetur dokumentat mbi të cilat po punoni. Ajo punon përmes pajisjes, për aq kohë sa ju jeni loguar në llogarinë tuaj të Microsoft, dhe mund të bëni disa kërkime në telefon, kur nuk jeni para kompjuterit, e më pas mund ti gjeni në desktopin tuaj në një datë të mëvonshme.
Ndërsa, përditësimi tjetër i rëndësishëm është Focus Assist, i dizenjuar për të eleminuar shpërqendrimet e internetit gjatë punës. Nëse e aktivizon, ajo bllokon emailet, përditësimet dhe njoftimet, dhe nëse e çaktivizon të jep një përmbledhje të atyre që ke humbur. Por, mund të rregullohet edhe ndryshe. Nëse keni një email specifik të rëndësishëm që prisni mund të zgjidhni që të bëjë përjashtim.
Edhe Microsoft Edge i nënshtrohet përditësimeve si dhe disa risi për menaxhuesit IT. Përditësimi do të jetë falas për tu shkarkuar të hënën, më 30 prill.