Xherdan Shaqiri në Tottenham?

Tottenhami është afër transferimit të Shaqirit për 12 milionë funte.

Sipas sajtit “TeamTalk”, Tottenham është gati që të transferojë anësorin shqiptar të Stoke City, Xherdan Shaqiri, i cili nuk dëshiron të luajë në Championship.

Ata raportojnë se: “Shaqiri tashmë ka qenë caku i Tottenhamit edhe në janar, por Stoke refuzoi ofertën e Spursave, por kësaj radhe pritet gjithçka të finalizohet për 12 milionë funte”.

“Everton, West Ham dhe Crystal Palace janë duke e kërkuar Shaqirin, por burime tona na kanë informuar se Tottenhami është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e Shaqirit”, thotë më tej “TeamTalk”.

26 vjeçari shqiptar iu bashkua Stoke Cityt në vitin 2015 me shpresën se do të zhvillohet si lojtar dhe do të zgjojë interesimin e klubeve të mëdha.

Ditë më parë, Shaqiri tha: “Të gjithë e dinë se jam lojtar që dëshiron të luaj në nivele të larta, kjo është normale”.

“Nuk kam pritur pjesëmarrjen në Champions apo të bëhemi Kampion kur kam ardhur, por vetëm të shoh klubin duke u rritur. Doja çdo vit që të përmirësoheshin gjërat, mirë, më mirë e më mirë, por kurrë nuk ndodhi. Erdha me ambicie tjera, jo të luajë në Championship”.

Rënia e Stoke Cityt në një kategori më poshtë mund të aktivizojë klauzolën në kontratën e tij për lirim, e që është fiksuar në 14.5 milionë euro dhe duket se Tottenhami do të bëjë çmos për ta rrëmbyer Shaqirin.