Zjarr afër një qendre tregtare në Prishtinë (Video)

Një zjarr ka shpërthyer prapa qendrës tregtare “Royall Mall” në Prishtinë, e cila sapo është hapur.Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar një video në redaksi ku shihet zjarri prapa ndërtesës, ku sipas tyre e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të fishekzjarrëve të shumta të cilat u lëshuan me rastin e hapjes së qendrës tregtare.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.“Kemi pranuar një informatë për një zjarr në rrugën B. Policia me njësitet e saja përkatëse i është përgjigjur rastit dhe është arritur të lokalizohet zjarri. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.