Zyrtare: Herolind Shala kalon tek klubi norvegjez

0
5
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala ka nënshkruar me skuadrën e famshme norvegjeze Valerenga.
Pesë herë kampionët norvegjez kanë fituar garën me skuadrat tjera si Stabaek, ODD Grenland, Dynamo Moskë, Grasshoppers dhe Lokeren për t’i fituar shërbimet e Shalës.
27-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Valerengan dhe i është bashkuar klubit në fazën përgatitore në Spanjë.
Drejtori sportiv i Valerengas, Jorgen Ingebrigtsen ka thënë se janë shumë të lumtur që e kanë fituar garën për Shalën.