​21 tonë mish të prishur gjendet në depon e BIK-ut

0
738

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 21 tonë mish që po mbaheshin në depon e Bashkësisë Islame të Kosovës, që ndodhet në Veternik të Prishtinës. Ky mish ka qenë i prishur, dhe i rrezikshëm për t’u konsumuar.

Një gjë të tillë ka konfirmuar nga zëdhënësi për media në AUVK, Lamir Thaçi.

“Bazuar në kërkesën e paraqitur nga zyrtarë të Bashkësisë Islame për dyshim në sigurinë e mishit të kurbaneve, të cilin e kanë pasur të deponuar në depon e kontraktuar me lokacion ne Veternik- Prishtinë i cili ka qenë i dedikuar për shpërndarje tek qytetarë të besimit islam. Inspektorët Veterinarë të Agjencisë se ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë kanë realizuar kontrollin e depos. Aty kanë hasu në një sasi prej 21 tonë mish lloji i gjedhit”, ka thënë Thaçi.

Kjo agjenci ka konstatuar se mishi nuk guxon të përdoret për konsum pasi që nuk ka qenë i ngrirë me kohë.

“Pas inspektimit të detajuar, inspektorët kanë vlerësuar se fillimisht mishi i deponuar aty nuk është ngrirë me kohë. Kapaciteti ftohës i depos nuk ka arritur qe të ngrijë mishin në temperaturën e nevojshme ruajtëse dhe si pasoj ka ardhë deri tek, kontaminimi apo prishja e mishit. Nga kontrolli fizik dhe organoleptik është konstatuar se mishi ka filluar të ndërroj ngjyrë, disa nga paketimet kanë pasur rrjedhje gjaku, qe dëshmon se mishi është shkrirë e ri ngrirë dhe ka filluar të kundërmojë erë (ka filluar procesi i putrifikimit)”, tha ai.