​Fillon lufta speciale në mes dy Vetëvendosjeve

Një luftë speciale ndaj kreut të VV-së, Albin Kurti, ka nisur edhe përmes një faqeje në “Facebook”, e regjistruar me emrin “Vetëvendosje e Vërtetë”. 

Në mesin e shumë postimeve kundër Kurtit, sot është publikuar edhe fotografia e kreut të VV-së nga takimi në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe zëvendëskryeministrin kosovar Fatmir Limaj.

“Albin Kurti na shet pallavra për luks dhe lidhje me njerëz të pushtetit e biznesit. E sot ai në Tiranë dëfrehet në luks, me njerëz të pushtetit, që akuzohen edhe për keqqeverisje, që e plaçkitin qytetarin dhe shtetin”, shkruan kjo faqe.