​Trupi i pajetë tek lumi Ibër, policia zbulon detaje

0
1327

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka dhënë detaje të reja në lidhje me trupin e pajetë që u gjet sot pasdite në afërsi të lumit Ibër nga ana veriore e Mitrovicës.

Ai ka deklaruar se viktima është 52-vjeçari me iniciale A. G., ndërsa nuk ka dëshmi të dhunës, shkruan Kosovapress.

Sipas tij, rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërsa shkaktari do të përcaktohet pas obduksionit.

“Rasti është vdekje e dyshimtë. Shkaktari i vdekjes duhet të përcaktohet pas obduksionit nga ekspertët mjekoligjor. Nuk ka gjurmë të dhunës. Viktima është A. G., i datëlindjes 1967”, deklaroi Hoti.