​Vetë plagoset me armë gjuetie një person në Suharekë

407

Një person me armë gjuetie është vetë plagosur në fshatin Doberdolan të Suharekë.

Sipas Policisë, është raportuar se në QKMF Suharekë ka kërkuar tretman mjekësor i dyshuari, i cili më pas është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman ku më pas është liruar për në shtëpi.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 16 fishek te cal. 16 mm.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.