​​Trump i shkruan Zaevit: Vendi juaj do të zë vendin që i takon në Aleancën Veriatlantike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot ka marrë një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njofton AlsatM.
Letrën e plotë të presidentit amerikan Donald Trump:
Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj për ratifikimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Kjo është arritje më e madhe historike për Ballkanin që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Dejtonit dhe dëshmon për udhëheqjen tuaj të guximshme. Me përpjekjet tuaja dhe të kryeministrin Tsipras keni arritur të siguroni një të ardhme të qëndrueshme dhe me prosperitet, jo vetëm për vendet tuaja, por për të gjithë rajonin. Vendi juaj tani do të zërë vendin që i takon në Aleancën Veri-atlantike si Republika e Maqedonisë së Veriut.
Shpresoj që Marrëveshja e Prespës të shërbejë si një frymëzim për vendet e tjera në rajon. Marrëveshja thekson të vërtetën thelbësore që me guximin politik dhe aftësinë për tu përqëndruar në përfitimet afatgjate kundrejt rreziqeve në plan afat-shkurtër, udhëheqësit mund të bëjë kompromise të vështira të nevojshme për të drejtuar vendet e tyre në rrugën për një të ardhme më të ndritshme.
Edhe një herë përgëzoj lidershipin dhe angazhimin për të sjellë këtë proces deri në fund, që nga negociatat, ratifikimi e deri në zbatimin e plotë të saj. Maqedonia Veriore është një partner i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne jemi të lumtur që ne do të ju presim si aleatin tonë të 30-të në NATO, dhe të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të siguruar paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Lini një Përgjigje