​Digjet vetura me koktej molotovi në Shtërpcë

Një serb ka Shtërpca ka njoftuar se të panjohur kanë hedhur koktel molotovi në drejtim të veturës së tij me targa të Serbisë, me ç ‘rast vetura është djegur në tërësi, ndërsa nga zjarri është dëmtuar edhe garazhda.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Sipas viktimës vlera e dëmit  është rreth 35.000 euro. Nuk raportohet për të lënduar. /KosovaPress/