​Lutfi Haziri: Lugina do i bashkohet Kosovës, disa fshatra në veri nuk i shoh në Kosovë

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në një intervistë për KosovaPress deklaron se për PDK-në kanë vija të kuqe, flet edhe për AAK-në dhe tregon marëdhënien që ka me Hashim Thaçin. Ai është i bindur se Lugina do i bashkohet Kosovës, por thotë se disa fshtra në veri të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë të Kosovës.

Haziri për Luginën thotë se po vijnë ditë të mira. Është i bindur se nuk ka opsion tjetër përveç bashkimit të Luginës me Kosovën.

Ndërsa, kur flet për zhvillimet aktuale në skenën politik, Haziri deklaron se ekipi negociator më shumë është një ekip shëtitës. Tregon mënyrën se si LDK do ta rrëzojë Qeverinë dhe është i bindur se zgjedhjet do të mbahen këtë vit.

Lini një Përgjigje