​Paratë mbulojnë autostradën, shoferët dalin nga veturat për t’i mbledhur (video)

Shumë shoferë në autostradë në Atlanta ndaluan automjetet e tyre për të mbledhur dollarë që fluturonin kudo.

Shoferët në rrugë arritën të merrnin 175 mijë dollarë që ranë nga një makinë e blinduar për transportin e parave.

Tash, pronarët e vërtetë po kërkojnë kthimin e parave, transmeton KosovaPress.

“Pashë diçka që dukej si një re e gjetheve, por ishte para. Nuk mund t’iu besoja sytë. Nuk do të gënjej, gjëja e parë që bëra ishte të ndalesha dhe të filloj të mbledh para, dhe shumë shoferë të tjerë bënë të njëjtën gjë”, tha një shofer, i cili më vonë ktheu në polici mbi 2.000 dollarë.

https://youtu.be/dqa9EO51mxA