10 femrat më të votuara në Lëvizjen Vetëvendosje

0
142

Lëvizja Vetëvendosje doli partia fituese e zgjedhjeve të gjashtë tetorit, edhe pse KQZ ende nuk ka publikuar rezultatet përfundimtare.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti arriti që në këto zgjedhje të marrë besimin e qytetarëve me më së shumti vota, mbi 181 mijë vota, shkruan Indeksonline.

Por pjesë e Kuvendit të Kosovës pritet të jenë edhe shumë femra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Më e votuara nga femrat e Lëvizjes Vetëvendosje është Albulena Haxhiu, me 45,665  vota. Femra e dytë më e votuar në këtë parti është Mimoza Kusari-Lila me 22,131 vota, më pas Saranda Bogujevci me 18.264  vota. Yllza Hoti renditet si femra e katërt më e votuar në Vetëvendosje me 14.605  vota, Arbërie Nagavci me 10,981 , Fitore Pacolli mori 10,590  vota, Arbëreshë Hyseni me 8.134  vota, Fatmire Kollçaku 8,035 , Fjolla Ujkani 7,880 , Arta Bajralija 7.595 vota.

Këto janë 10 femrat më të votuara në VV, ndërsa pritet të shihet se si do të jetë në tërësi përbërja e këtij legjislacioni të ri në Parlamentin e Kosovës.