100 milionë euro investime në fushën e energjisë në Vushtrri

0
105

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në prani të Ambasadorit  të Francës në Kosovë, Didier Chambert, kanë nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe “Çiçavica Wind Farm 1 L.L.C” (projekt i kompanisë franceze Akou Energy).

Ky projekt ka për qëllim prodhimin e energjisë së ripërtëritshme nga era.

Vlera e investimit është rreth 100 milion €. Nga ky projekt do të përfitoj Komuna e Vushtrrisë, por edhe e tërë Kosova.

Ky njoftim është bërë nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një statusi në “Facebook”.

Projekti synon të prodhojë rreth 100 MW/h energji elektrike nga era ku në malin e Çycavicës do të vendosen deri në 17 turbina për prodhim të energjisë nga era.

Statusi i plotë i Tahirit:

“Rreth 100 milion € investime për energji të ripërtëritshme pritet të ndodhin në Vushtrri

Sot, në prani edhe të Ambasadorit të Republikës së Francës z. Didier Chabert, në zyrën e Kryetarit të Vushtrrisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe Çiçavica Wind Farm 1 L.L.C (projekt i kompanisë franceze Akou Energy).

Projekti Çiçavica Wind Farm ka për qëllim prodhimin e energjisë së ripërtëritshme nga era. Vlera e investimit është rreth 100 milion €. Nga ky projekt do të përfitoj Komuna e Vushtrrisë por edhe e tërë Kosova. Projekti synon të prodhojë rreth 100 MW/h energji elektrike nga era ku në malin e Çycavicës do të vendosen deri në 17 turbina për prodhim të energjisë nga era.

Në bazë të këtij memorandumi Komuna e Vushtrrisë do të përfitojë:

– Të hyra direkte nga projekti që korrespondojnë në vlerën prej 1% të të ardhurave vjetore të projektit Çiçavica Wind Farm;
– Bursa studimi në Francë, për studentët vushtrrias dhe studentët nga e gjithë Kosova në fushën e energjisë së ripërtëritshme, ku Ambasada Franceze në Prishtinë do të angazhohet dhe do të ndërmjetësojë për këtë qëllim;
– Subvencionim të Organizatave Joqeveritare lokale për të zhvilluar turizmin energjetik në Malin e Çycavicës.
Ky është një moment tepër i rëndësishëm për zhvillimin e Vushtrrisë dhe të Kosovës. Ne jemi të përkushtuar dhe të hapur për investitor të huaj që do të nxisin zhvillimin ekonomik të qytetit tonë, Ky do të jetë investimi më i madh privat në Vushtrri, ndërsa Komuna mbetet e përkushtuar që në një proces transparent të mbështes investimin.

Ambasadori i Francës në Kosovës z. Chabert theksoi që kompania Akou Energy është lidere në Evropë në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe ky memorandum sot tregon për seriozitetin e këtij investimi.”