100 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë Shqiptare

0
293

Kryeministri Edi Rama tha se, absorbimi i fondeve të Bashkimit Europian është sfida jonë.

Gjatë bashkëbisedimit me studentë dhe pedagogë, Kryeministri u shpreh se, “ne sot kemi fondin më të madhe në dispozicion të bujqësisë. Nuk ka pasur kurrë bujqësia shqiptare 100 milionë euro në dispozicion të saj, plus edhe buxhetin. Sfida është që këto para të mos mbeten pa u shfrytëzuar”.

Duke parashtruar situatën në këtë aspekt, Kryeministri u shpreh se, “flasim për fonde për financime, por fondet që janë në dispozicion nuk arrijmë t’i absorbojmë. Tipike për vendet që nuk kanë kapacitetet e mjaftueshme absorbuese”.

“Po të shikojmë fondet europiane dhe absorbimin e tyre, vihet re se vendet e zhvilluara janë ato që absorbojnë më shumë fonde, ndërsa vendet e pazhvilluara dhe që kanë më shumë nevojë, nuk arrijnë të absorbojnë fondet në dispozicion. Jo se ato të zhvilluar marrin fonde se janë më të fuqishme por dinë t’i absorbojnë. Ndaj kjo është sfida jonë”-tha Rama./atsh