11 të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në SHBA (video)

0
55

Të paktën 11 persona janë qëlluar nga një person që sulmoi me armë zjarri në New Orleans, rajon juglindor i shtetit amerikane të Luizianës.

Një i dyshuar hapi zjarr në lagjen e njohur për jetën e saj të natës pak para orës 3.30 të mëngjesit të së dielës, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Dy nga viktimat u shtruan në spital, të cilat janë në gjendje kritike. Të dy të lënduarit janë plagosur në gjoks.

Shaun Ferguson, nga radhët e forcave të rendit, ka konfirmuar që një person i dyshuar është ndaluar. Ai theksoi se është e paqartë se çfarë përfshirje, nëse kishte, personi i ndaluar kishte në të shtëna.

Asnjë arrestim nuk është bërë që prej orës 08:30 të mëngjesit me kohën lokale.