11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës me muzikë e valle në Thun

0
449
Në kuadër të 11 vjetorit të Pavarësisë Kosovës, në Ostermundigen të Bernit Shoqata Kulturore Shqiptare „Bashkimi“ në bashkëpunim me Shkollën Shqipe të Ostermundigenit dhe Shoqatën „Atdheu“ të Thunit organizuan program festiv me këngë dhe valle shqipe.
Si gjithherë programi festiv ishte shumë i larmishëm, këngët dhe vallet shqipe, të shoqëruara nga orkestra e shoqatës, me daulle, çifteli, sharki, fyell e kitarë, krijuan atmosfere shumë të mirë tek të pranishmit, shkruan albinfo.ch.
Festën e nderuan edhe mysafirë si, Rrahim Morina ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bernë, zj. Drita Gashi Atashe në Ambasadën e Kosovës në Bernë, Shoqata „Atdheu“, nga Thun me kryetarin z. Xhemshir Zenuni, Kryetari i shoqatës „Plisat“ nga Zürich zoti Mexhid Morina, si dhe ai shoqatës „Rinia“ nga Spreitenbach, zoti Sherif Dakaj.
Këngëtari Hysni Klinaku, krijoi atmosferë impozante me raportuarin e tij të pasur kushtuar Pavarësisë së Kosovës.