13 ditë në pusin 100 metra të thellë, gjendet i vdekur fëmiju 2-vjeçar

Por nuk ka mrekulli në Spanjë, 2-vjeçari është gjetur i vdekur pas 13 ditësh gërmime dhe lutjesh në mbarë botën. Siç shumë druheshin, Julen nuk ia ka dalë mbanë. Në orën 1:25 me orën lokale, punonjësit e kërkim-shpëtimit e arritën vogëlushin në pusin ku ra më 13 janar në Totalan, një lokalitet pranë Malagas, por ai ishte pa jetë.

“Për fat të keq, përkundër shumë përpjekjeve nga ana e shumë njerëzve, nuk ishte e mundur… RIP Julen”, shkroi të “Twitter”, Roja Civile, duke iu drejtuar familjarëve të vogëlushit me ngushëllimet më të sinqerta.

Trupi i pajetë i Julen është gjetur më shumë se 100 metra nën tokë. Një agjent i Rojes Civile-raporton El Pais- ka qenë i fundit që iu është bashkuar punonjësve të kërkim-shpëtimit pasi njerëzit e Brigadës së Shpëtimit të Minierave hapën një tunel hyrjeje nga një pus ndihmës.

Hapja e fundit ishte veçanërisht e vështirë, për shkak të pranisë së shkëmbinjve të mëdhenj, të cilat përfundimisht u shpërndanë me shpërthime të vogla me eksploziv.

Mbetet i hapur hetimi i Guardia Civil për të zbuluar se si djali dyvjeçar ka rënë në pus. Prindërit e tij, Josè Rosellò dhe Victoria García, janë të njohur nga fqinjët e tyre në lagjen “El Palo” ku jetojnë, në Malaga, në rrëzë të malit ku ndodhet Totalan. Në vitin 2017 ata kishin humbur një tjetër djalë trevjeçar, Oliver, i cili ishte shembur befas rrëzua duke ecur në plazh me prindërit e tij.

Por nuk ka mrekulli në Spanjë, 2-vjeçari është gjetur i vdekur pas 13 ditësh gërmime dhe lutjesh në mbarë botën. Siç shumë druheshin, Julen nuk ia ka dalë mbanë. Në orën 1:25 me orën lokale, punonjësit e kërkim-shpëtimit e arritën vogëlushin në pusin ku ra më 13 janar në Totalan, një lokalitet pranë Malagas, por ai ishte pa jetë.

“Për fat të keq, përkundër shumë përpjekjeve nga ana e shumë njerëzve, nuk ishte e mundur… RIP Julen”, shkroi të “Tëitter”, Roja Civile, duke iu drejtuar familjarëve të vogëlushit me ngushëllimet më të sinqerta.