13 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë kanë dalë negativë në testin për Covid-19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se 13 punëtorë shëndetësor, të cilët ishin të dyshuar se ishin prekur me virusin kinez Covid-19, kanë dalë negativ në testin e parë.

Ahmeti ka thënë se ata do të vazhdojnë në vetizolim edhe disa ditë.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera më Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, ps kontaktit me të ndjerin S.N.

Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokolet. Ata do të vazhdojnë në vetëizolim edhe disa ditë.

Lini një Përgjigje