133 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 133 raste të reja me Covid 19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të përgjithshëm në 62837, nga të cilat 4015 janë raste aktive.

Për fat të keq, gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19 4 persona, përkatësisht një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri.

Pavarësisht shtimit të rasteve të reja apo humbjeve të reja,Ministria e Shëndetësisë njofton se situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qëndrueshme. Pozitiviteti është i njëjtë me një javë më parë. Mesatarja javore e rasteve të reja për javën 35 është 153 raste /javë.

75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.