15 minuta ushtrime në ditë, ndihmojnë në luftimin e depresionit

Shkencëtarët kanë gjetur disa prova konkrete se ushtrimi vetëm pak minuta në ditë redukton simptomat e depresionit dhe nxit disponimin e përgjithshëm.

Për vite me radhë, studimet kanë gjetur një lidhje në mes të ushtrimeve dhe rrezikut të ulët të depresionit- pasi gjatë stërvitjeve lëshohet endofrina e cila ju bën më të lumtur.

Një studim i studiuesve në MAssaxchusetts General Hospital ka paraqitur dëshmi se ushtrimet janë të dobishme për mposhtjen e depresionit- përderisa nuk ka dëshmi se depresioni ndikon në aftësinë tuaj për ushtrime.

Ekipi thotë se gjetjet mund të  ndihmojnë mjekët dhe zyrtarët për të zhvilluar strategji parandaluese për numrin e madh të njerëzve që luftojnë depresionin.