17 vjeçari tentoi të vetëvritej tek Liqeni i Batllavës, policia ia shpëton jetën

Një i ri nga komuna e Podujevës ka dashur t’i jap fund jetës së tij natën e sotme. Por, i njëjti është shpëtuar nga Policia e Kosovës.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për një 17 vjeçar, i cili ishte zhdukur në ditën që lamë pas, ndërsa i njëjti është gjetur tek një përrockë afër Liqenit të Batllavës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i riu ishte ishte larguar nga shtëpia e tij, ndërsa i gjithë njësiti i policisë në Podujevë, ishte vënë në kërkim të tij, ku edhe në orën 01:30 pas mesnatës, rreth afro 5 orë kërkim, kanë arritur ta gjejnë atë.

I njëjti më pas është dërguar rreth orës 02:00 në Stacionin e Policisë në Podujevë dhe është shëndosh e mirë.