19 vjeçari arrestohet për vjedhje të televizorit

Një person është arrestuar nga policia në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes.
Sipas njoftimit të policisë, më 9 janar , një person ka raportuar në polici se gjatë natës nga shtëpia e tij është vjedhur një televizor.
I dyshuari për këtë vjedhje, B.M, 19 vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Vushtrri.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit  të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit policor.