19 vjet nga rënia e komandant Fadil Nimanit (Tigri)

0
157

Sot bëhen 19 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani, i njohur si Komandant Tigri.

Fadil Nimani ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës. Në qershor të vitit 1998, Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit , Komandant Tigrin e ngarkon me detyrën e Komandantit të Policisë Ushtarake , mirëpo në këtë kohë Fadili komandonte edhe Batalionin elit “Rrufeja”.

Ky batalion ishte stërvitur në Shqipëri nga oficier të njohur shqiptar. Batalioni “Rrufeja” dhe kompania e Policisë Ushtarake ishin çdo herë aty ku kërkonte nevoja, aty ku gjuante topi e mortaja. Këto dy formacione u kthyen në mitike për popullaten vendore dhe fantazma për armikun.

Përfundimi i luftës çlirimtare “Tigrin” e gjenë paksa të molisur e të dëshpëruar, sepse nuk u arrit që të realizohej definitivisht ideali i shokëve të rënë, dhe betimin e UÇK-së për çlirim përfundimtar të të gjitha trojeve shqiptare.

Komandant “Tigri”, iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000.

Më 25 maj të vitit 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”./Fokusi.info/