​Aksident në Podujevë, vdes këmbësori

0
433
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy veturave dhe një këmbësori në fshatin Shtedim të Podujevës, ku si pasojë ka humbur jetën këmbësori, ndërsa njëri nga vozitësi dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Me vendim të prokurorit të dy vozitësit , të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /KosovaPress/