20-vjeçari e ‘shkel’ me motoçikletë policin në Lipjan, arrestohet

0
141

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj një të riu në Lipjan, i cili dyshohet se ka goditur me motoçikletë një zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, ku 20-vjeçari pa e ndalur shpejtësinë e ka goditur policin i cili ishte në detyrë zyrtare, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore për çka u desh të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Ndërkohë njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë vënë në lëvizje për të identifikuar personin e dyshuar, i cili u gjet 2 orë pasi ndodhi rasti.

20-vjeçari është paraqitur në stacion policor për intervistim, ku më pas ndaj tij është iniciuar rasti ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.