20 vjet nga zënia rob e tetë ushtarëve serb në Shalë të Bajgorës (Video)

0
441

Ushtarët e Zonës Operative të Shalës të UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishin zënë rob tetë ushtarë serbë, të cilët më 13 janar u shkëmbyen me nëntë ushtarë të UÇK-së, të cilët ishin zënë nga forcat serbe.

Në një video të publikuar nga arkivi i agjencisë së lajmeve Associated Press (AP,) shihen tetë ushtarë serb, të cilën u zunë rob në fshatin Bare të Shalës së Bajgorës nga ushtarët e UÇK-së.

Në video flet njëri nga të zënit rob, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal. Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.

Sipas tij, ushtarëve serbë të zënë rob u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje.