21 vjet nga zhdukja e mjekut të UÇK-së, djali i tij me shkrim prekës

Sot janë bërë 21 vjet që kur mjeku i ushtarëve të UÇK-së, Hafir Shala është zhdukur.

Që nga ajo kohë kur ai i shërbente nevojave të popullit dhe ushtarëve, familja ende nuk e ka asnjë informacion lidhur me fatin e tij.

Në këtë ditë, djali i tij, Gentriti e ka kujtuar me mall dhe dhimbje, babain që 21 vite të zhdukur.

“Sot, 21 vite pa ty. U rrëmbye dhe u zhduk trupi yt por asnjëherë madhështia jote!
Babë, faleminderit që nuk u mendove dy herë për popullin dhe atdheun tënd!
Njëherë të dua si babë ,qindra herë si atdhetar. Me shpresë se do të zbardhet fati yt, krenaria e mposht çdo sfidë”, ka shkruar Gentriti.

Doktor Shala ishte zhdukur me 10 prill dhe që nga ajo kohë nuk dihet ende asgjë për të.