25 shtëpi të reja në Komunën e Vushtrrisë

Komuna e Vushtrrisë dhe Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë 25 shtëpi për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe që janë pa strehim në Komunën e Vushtrrisë.
Për këtë qëllim Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe humanisti Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit. Për 22 shtëpi Komuna e Vushtrrisë do të participoj me shumën prej 5000 Euro, 2 shtëpi do të dhurohen nga Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit” ndërsa pjesa tjetër e mjeteve financiare do të sigurohet nga Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”. Komuna e Vushtrrisë është duke e shqyrtuar mundësinë që të ndajë një tokë komunale në mënyrë që të gjitha shtëpitë të ndërtohen në një lokacion.
Këtij aktiviteti humanitar i është bashkuar edhe kompania “FITIMI” me pronar Halil Jonuzi nga Vushtrria që do të ndërtojë me mjetet e saja 1 shtëpi.
Kryetari Tahiri me këtë rast ka deklaruar që humanisti Halil Kastrati po bënë një punë të jashtëzakonshme në ndihmë familjeve në nevojë. Prandaj në emër timin dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë dua të shprehë mirënjohjen e falënderimet më të larta për humanistin Halil Kastrati dhe të gjithë ata që po ndihmojnë Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” në këtë mision fisnik. Vetëm në vitin 2018, Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit” ka ndihmuar me shtëpi dhe banesa 13 familje në Vushtrri, gjithnjë duke i bashkërenduar këto aktivitete humanitare me Komunën e Vushtrrisë.

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë do të themelojë një Komision bashkë me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” që do të përzgjedhin familjet përfituese.
Edhe Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë për ndërtimin e 25 shtëpive.
Arritjen e kësaj marrëveshje e ka cilësuar lajm të madh.
Postimi i plotë i Kastratit:
“Edhe një lajm i madh
25 shtëpi në komunën e Vushtrrisë
Nënshkruhet memorandum bashkepunimi ne mes te Shoqates sonë dhe komunës së Vushtrrisë për ndërtimin e 22 shtëpive ku per secilen shtëpi komuna e Vushtrrisë do të participon me shumën prej 5,000 euro.
Dy shtepi do te jenë shtesë nga donatoret e Shoqates sonë.
Kesaj miresie ju bashkangjit edhe Firma “FITIMI” me pronar Halil Jonuzi nga Vushtrria (Halil Jonuzi eshte perfaqesuesi i jonë per Vushtrri) i cili do ta nderton komplet me financat e tij nje shtepi.
Gjithësej 25 shtëpi ne komunën e Vushtrrisë.
Shqiptar e bamirësa, Zoti kurr mos ju humbtë”.

Lini një Përgjigje