26 vjet nga rënia e Heroit, Agron Rrahmani

Sot bëhen 26 vjet nga rënia heroike e Heroit të Kombit, Agron Rrahmani, shkruan Fokusi.info.

Me këtë rast, u mbajtën homazhe në varrezat e dëshmorëve në “Velani” të Prishtinës.

Agron Rrahmani ka lindur lindur në fshatin Ballofc të Besjanës (Podujevë).

Agron Rrahmani ishte një ndër udhëheqësit e LKÇK-së, dhe ishte komandanti i njësisë së parë guerile të Prishtinës “Rexhep Mala”, që ishte paraprijëse e Gueriles së Prishtinës “BIA” të UÇK-së.

Më 12 maj të vitit 1998, Agroni së bashku me Fatmir Humollin bien në pritë të forcave të sigurimit serb në një shtëpi në “Lagjen e Muhaxherëve” në Prishtinë. Agroni plagoset për vdekje, ndërsa Fatmiri më lehtë. Fatmiri arriti ta nxjerrë të gjallë Agronin nga rrethimi, por më vonë nga plagët e rënda që kishte marrë, Agron bie në altarin e lirisë.

Lini një Përgjigje