26 vjet nga rënia e Heroit, Bahri Fazliut

Më 7 maj të vitit 1998, në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi ka rënë heroikisht Bahri Fazliu, shkruan Fokusi.info.

Bahri Fazliu me pseudonimin “Gzimi” ka qenë njëri ndër themeluesit e LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai për disa vjet ka jetuar në ilegalitet dhe ka qenë kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, e cila ishte botuar nga LKÇK-ja.

Bahri Fazliu ka qenë vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë kanë rënë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Sot bëhen homazhe në nder të 26 vjetorit të Heroit, Bahri Fazliu.

Ftoheni që të merrni pjesë në homazhe me rastin e 26 vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës – Bahri Fazliu.

Me 7 maj 2024 (e martë) ora 12:00 në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë

Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit!/Fokusi.info

May be an image of text

Lini një Përgjigje