2663 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka treguar se gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë regjistruar edhe 119 raste të reja me koronavirus.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë testuar gjithsej 420 mostra.

Kështu, numri total i rasteve pozitive është 5.237 raste nga 29.060 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë datës 14 korrik në Kosovë janë shëruar edhe 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.462 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.663.

E gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar edhe 4 raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e dërguar kështu në 116 numrin e viktimave.

Në anën tjetër, në Klinikën Infektive dhe Spitalet Rajonale janë duke u trajtuar mbi 300 persona me koronavirus, një numër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Javët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve me koronavirus me çfarë ka rezultuar edhe rivendosja e masave kufizuese të lëvizjes, bërja obligative e bartjes së maskës që po inspektohet nga policia dhe gjithashtu ndalimi i punës së gastronomisë pas orës 9.