3 prilli-Dita e fundit për deklarimin e rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

0
288
Agjencia Kundër Korrupsionit njofton të gjithë zyrtarët e lartë publik,  të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet  ta kryejnë deri të martën, më 3 prill 2018.

Llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L -031  Për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Neni 81, paragrafi 4  përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do  të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.

“Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses”, thuhet në njoftim.