30 të lënduar në fluturimin e ‘Turkish Airlines’, në aeroplan ishte edhe një shqiptar

0
288
Foto arkiv

Gjatë turbulencave të forta ajrore në afërsi të New Yorkut në bordin e një avioni pasagjerësh të kompanisë “Turkish Airlines” rreth 30 persona u lënduan deklarojnë autoritetet në aeroportin “Kennedy” në New York.

“Plagët nuk janë kërcënuese për jetën”, tha një zëdhënës për medie.Një person raportohet se ka thyer këmbën, ndërsa të tjerët kanë plagë dhe lëndime tjera, transmeton rtv21.tv.

Aeroplani u ul në aeroportin e New Yorkut në orën 5:35 të mëngjesit pas largimit nga Stambolli.

Shumica e udhëtarëve u trajtuan në terminalin e aeroportit, një zëdhënës i Autoritetit të Portit të Shteteve të Bashkuara të New Yorkut dhe New Jersey deklaroi se të lënduarit më pas u dërguan në spital.

Në këtë fluturim ishte edhe shqiptari, Sead Nikaj i cili u bë i njohur me shqiponjën që bëri në hyrje pas aterrimit në aeroportin e Podgoricës, ku u pengua nga punëtorët malazez në aeroport.